Sport

Challande: “Nuk patëm ide dhe besim, por luftuam!”

29 Mars 2021, 09:51 Nga DOSJA
Challande: “Nuk patëm ide dhe besim, por luftuam!”

KOSOVE – Bernard Challandes u shfaq i zhgënjyer në mikrofonin e Supersport pas humbjes 0-3 që pësoi Kosova e tij ndaj Suedisë në Prishtinë, duke theksuar se në pjesën e parë skuadra e tij luajti më mirë ndërkohë që në pjesën e dytë, la shumë për të dëshiruar.

“Nuk luajtëm keq në pjesën e parë, kishim disa raste. Kemi pësuar dy gola idiotë. Provuam të reagojmë, kishim disa diferenca. Diferenca ishin golat dhe i paguam gabimet tona. Pjesa e dytë nuk ishte e mirë, nuk patëm besim. Mendoj se ekipi ishte pak pa atë dëshirën, zjarrin, pa zgjidhje brenda vetes. Është e vështirë të luash kundër një ekipi si Suedia”.

“Ata kishin pesë lojtarë mbi 195 centimetra, ishte shumë e vështira për ne. Kundër Ibrahimovic nuk mund ta marrësh topin, ai e merr shumë mirë topin e parë dhe e mbron. Kanë edhe Isak dhe Forsberg. Nuk ishte e lehtë kundër një ekipi si Suedia. Nuk kishim ide, besim, por luftuam. Suedia ishte e fortë për ne sot, kemi ndryshuar mbrojtjen, pak mesfushën. Nuk ishte situatë e lehtë”.

Ujkani? “Nuk është koha të mendojmë për gabimet e portierit. Kemi bërë gabime edhe më parë. Nuk ia jap përgjegjësinë vetëm një lojtari. Sistemi i lojës? Duhet të mendohem, por me cilët lojtarë do të luajmë? Nuk është e lehtë të ndryshojmë tani, sidomos kundër Spanjës kur nuk i kemi të gjithë mbrojtësit tanë. Në të ardhmen po, por për momentin duhet të mendojmë për një tjetër ndeshje të vështirë. Nuk mendoj se mund ta ndryshojmë sistemin. Duhet të luajmë si ekip, ajo ka rëndësi dhe jo sistemi”.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2021, 09:24

Dëmtim i frikshëm i Pedrit fut në panik Spanjën

GJEROGJI – Spanja fitoi 1-2 përballë Gjeorgjisë mbrëmjen e kaluar. Suksesi erdhi falë golit të Dani Olmo në minuta shtesë. Vendasit e mbyllën ndeshjen me dhjetë...