Sport

Dëmtim i frikshëm i Pedrit fut në panik Spanjën

29 Mars 2021, 09:24 Nga DOSJA
Dëmtim i frikshëm i Pedrit fut në panik Spanjën

GJEROGJI Spanja fitoi 1-2 përballë Gjeorgjisë mbrëmjen e kaluar. Suksesi erdhi falë golit të Dani Olmo në minuta shtesë. Vendasit e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Levan Shengelia.
Pak sekonda përpara fundit të ndeshjes, sulmuesi anësor, i cili është shok skuadre me Sokol Cikalleshin te Konyaspor, kreu një faull të frikshëm kundër Pedrit, talentit të Barcelonës, i cili ishte një ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes.

Karton i kuq për 25-vjeçarin dhe panik te Spanja, teksa ndërhyrja e tij ka shkaktuar zemërimin e madh të tifozëve të Barcelonës. Ofendimet ndaj lojtarit gjeorgjian në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.
Një ndërhyrje tejët e ashpër që i shtangu të gjithë, por, për fatin e tij të mirë, mesfushori i Barcelonës shpëtoi për mrekulli dhe nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll