Sport

Juventus-Buffon, në ajër divorci. Një tjetër klub i madh, apo lamtumirë futbollit?

29 Mars 2021, 09:57 Nga DOSJA
Juventus-Buffon, në ajër divorci. Një tjetër klub i madh,

ITALI – Ka një date, pas së cilës Gigi Buffon nuk do të mund të presë më. Eshtë 23 maji, dita e finales së Kupës së Italisë kundër Atalantas. Nëse deri atë ditë Juventusi nuk do të ndihet, atëherë për ish-numrin një të Juventusit do të jetë koha për të gjetur mënyra të tjera për të shkuar. Një tjetër klub i madh për Gigi, ose lamtumira në futboll.

Nuk do të jetë e lehtë për dikë si ai që të vendosë. Në këtë sezon të vështirë, për shkak të një pandemisë globale, ai ka luajtur pak, por ishte, më shumë se gjithçka tjetër, motivuesi i grupit. Mbetet Kupa e Italisë, garë në të cilën ai është titullari i portës bardhezi. Përveç kësaj, 43-vjeçari ka marrëdhënie të mira me klubin dhe pa dyshim me trajnerin Andrea Pirlo. Edhe marrëdhënien me Szczęsny, portierin titullar, e ka të shkëlqyer.

Për momentin, klubi i “Zonjës së Vjetër” nuk ka dalë me një ofertë që mund të zgjasë përvojën e Buffonit me të paktën një vit tjetër. Në horizont nuk ka klube të mëdha që mund ta duan si titullar. Është folur më herët për një kalim të mundshëm te Porto, por kjo pistë tashmë ka rënë poshtë. Gjithsesi, Gigi Buffon është në pritje deri më 23 maj…

B.T (Dosja.al)

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “zonjës së vjetër” gigi buffon szczęsny “zonjës së vjetër” gigi buffon szczęsny

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2021, 09:24

Dëmtim i frikshëm i Pedrit fut në panik Spanjën

GJEROGJI – Spanja fitoi 1-2 përballë Gjeorgjisë mbrëmjen e kaluar. Suksesi erdhi falë golit të Dani Olmo në minuta shtesë. Vendasit e mbyllën ndeshjen me dhjetë...