Sport

Alarm te Polonia dhe Bayern, dëmtohet sulmuesi Lewandowski

29 Mars 2021, 08:55 Nga DOSJA
Alarm te Polonia dhe Bayern, dëmtohet sulmuesi Lewandowski

ANDORRA – Pas barazimit 3-3 në Budapest ndaj Hungarisë, dje Polonia fitoi 3-0 kundër Andorrës dhe është ngjitur në kuotën e 4 pikëve, në grupin “I”, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Por nëse fitorja ishte diçka e thjeshtë, sirenat e alarmit ranë në kampin polak, që drejtohet nga trajneri 50-vjeçar portugez Paolo Sousa.

Sulmuesi Robert Lewandowski, pasi realizoi një dopiedë ndaj Andorras, u largua nga fusha në minutën e 63-të, si pasojë e një dëmtimi në gju. Një gjë e tillë natyrisht ka krijuar shqetësim te polkaët, pasi kapiteni, sapo u ul pankinë nisi të kujdesej për gjurin.

Gjithsesi, për momentin, aktivizimi i Levas për ndeshjen 31 mars kundër Anglisë është vënë në dyshim, teksa ekzaminimet mjekësore do të përcaktojnë gjithçka. Me shqetësim po e ndjekin këtë ngjarje edhe te Bayern Munchen, të cilët më 7 prill do të luajnë çerekfinalen e parë të Champions League ndaj Paris SG.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayern munchen champions league paolo sousa paris sg për ndeshjen 31 mars kundër anglisë robert lewandowski bayern munchen champions league paolo sousa paris sg për ndeshjen 31 mars kundër anglisë robert lewandowski

Sondazh

Poll