Sport

VIDEO/ Kosova mundet mes akrobacisë së Ibrahimovic dhe forcës suedeze, dardanët e nisin keq fushatën eleminatore

28 Mars 2021, 20:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Kosova mundet mes akrobacisë së Ibrahimovic dhe forcës

KOSOVË– Suedia rezultaton e fortë për Kosovën. Në ndeshjen e parë për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022, dardanët munden 0-3 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kjo ishte ndeshja e parë në këtë fushatë eleminatore për skuadrën e Challandes.

Ndeshja nisi keq për Kosovën kur në minutën e 12′ Ibrahimovic i kujtoi Kosovës golat e tij karakteristikë me veprime akrobatike, të cilat i ka praktikuar edhe sot kundër dardanëve, duke dhuruar asist për shokun e tij të skuadrës, Agustinson. Ndërsa në të 35-tën mes këmbëve të Sajmir Ujkanit, Isak shënoi golin e dytë të takimit.

Edhe në momentin kur Suedia administron rezultatin është Kosova që i bën dhurata. Në minutën e 70′ Milot Rashica shkakton penallti pas një topi të prekur me dorë. Larsson shënon të tretin me Ujkanin tërsisht të dorëzuar.

Për të mbyllur këtë natë të keqe, sulmuesi Bernard Berisha do të merrte kartonin e dytë të verdhë në minutën e 91’ të takimit. Suedia mbetet në krye të Grupit B në kuotën e 6 pikëve, ndjekur nga Spanja me 4 të tilla.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ibrahimovic kosova suedia ibrahimovic kosova suedia

Sondazh

Poll