Sport

Le Foche: “Tifozë në Euro 2020? Ndoshta 15-20.000 shikues”

29 Mars 2021, 08:26 Nga DOSJA
Le Foche: “Tifozë në Euro 2020? Ndoshta 15-20.000 shikues”

ITALI –Vaksinimi funksionon, ato zvogëlojnë apo pothuajse eliminojnë sëmundjen dhe zvogëlojnë infeksionet. Kurba duhet të ngadalësohet, në qershor duhet të arrijmë një imunitet masiv midis 45 dhe 50% të popullsisë. Nëse do të arrijmë këta tregues, ne do të ishim në gjendje të përgatitnim dhe të përballonim evente sportive të këtij lloji: le të themi që mund të kemi 15-20 mijë shikues në “Olimpico”.

Imunologu Francesco Le Foche, i poliklinikës “Umberto I” në Romë, për mikrofonat e “Radio Anch’io Sport” në Radio Uno, ka deklaruar, se ai është optimist që ndeshjet e Euro 2020, që Italia do të presë në “Olimpico”, mund të luhen në dyert pjesërisht të hapura për tifozët.

Në këtë kuptim, FIGC do të duhet t’i japë garanci UEFA-s deri në 7 prill. “Nëse do të kishim pak më shumë kohë, një muaj shtesë, mund të kishim të dhëna më të rëndësishme për të dhënë një siguri edhe më të madhe. Sporti vlerësohet shumë nga shoqëria, ai duhet t’i japë një shtytje shtesë forcës lëvizëse të riaktivizimit shoqëror dhe kombëtar në këtë kohë pandemie”.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “olimpico” francesco le foche “olimpico” francesco le foche

Sondazh

Poll