Sport

“Katar 2022”: Turqia hap stadiumin “Ataturk” për tifozët ndaj Letonisë!

29 Mars 2021, 10:22 Nga DOSJA

TURQI – Turqia ka vendosur, që pjesërisht, tifozët vendës të jenë në stadium në ndeshjen e nesërme në mbrëmje kundër Letonisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”. Në këtë ndeshje “testuese” do të lejohen deri në 15% të kapacitetit të stadiumit olimpik “Ataturk” në Stamboll që mund të mbajë 75 mijë njerëzit, çka nënkupton që priten rreth 10 mijë tifozë.

Kjo u njoftua nga Federata e Futbollit të Turqisë, e cila ka nënvizuar, se lehtësimi i kufizimeve anti-Covid do të ndodhë në përputhje me UEFA dhe protokollet kombëtare shëndetësore turke dhe se të pranishmit, duhet të tregojnë një kod dixhital të kalimit të koronavirusit, i kërkuar tashmë për hyrjen në vendet publike.

Në dy ndeshjet e para kualifikuese të “Katar 2022”, kombëtarja e Turqisë ka fituar fillimisht 4-2 ndaj Holandës dhe në ndeshjen e dytë në Granada të Spanjës mposhti 3-0 nordikët e Norvegjisë, duke kryesuar renditjen në grupin “G” me 6 pikë të plota, së bashku me Malin e Zi.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2021, 09:24

Dëmtim i frikshëm i Pedrit fut në panik Spanjën

GJEROGJI – Spanja fitoi 1-2 përballë Gjeorgjisë mbrëmjen e kaluar. Suksesi erdhi falë golit të Dani Olmo në minuta shtesë. Vendasit e mbyllën ndeshjen me dhjetë...