Sport

Inter, Suning rregullon financat: pagat për lojtarët dhe kësti i Hakimit për Real Madrid, nuk ka më rrezik nga UEFA

29 Mars 2021, 10:25 Nga DOSJA
Inter, Suning rregullon financat: pagat për lojtarët dhe kësti i

ITALI-Lajm i mirë për financat e skuadrës së Interit. Në orët e ardhshme, klubi zikaltër do të zgjidhë çështjen e pagave të lojtarëve dhe do t’i paguajë Real Madrid këstin e parë prej 10 milionë eurosh për kartonin e Hakimit.Një detaj vërtet i rëndësishëm për hequr çdo problem me UEFA-n.

Pagesat konfirmojnë angazhimin e Suning të paktën deri në fund të sezonit, me synimin për të arritur të paktën një objektiv të rëndësishëm për të tërhequr vëmendjen e disa investitorëve të cilët mund të marrin frymë në financa dhe të hyjnë në klub si aksioner i pakicës.

Përndryshe, mundësia e një shitje të aksioneve shumicë gjithashtu mbetet e vlefshme, por vetëm me një ofertë prej të paktën një miliard euro. Ndërsa pret të përcaktojë të ardhmen e aksioneve të klubit, Suning pastron llogaritë për të shmangur çdo ndërhyrje nga Nyon dhe për të garantuar pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport inter suning inter suning

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2021, 09:24

Dëmtim i frikshëm i Pedrit fut në panik Spanjën

GJEROGJI – Spanja fitoi 1-2 përballë Gjeorgjisë mbrëmjen e kaluar. Suksesi erdhi falë golit të Dani Olmo në minuta shtesë. Vendasit e mbyllën ndeshjen me dhjetë...