Sport

VIDEO/ Jo vetëm Andi Lila, Lulzim Basha “rrëmben virtualisht” ish-kapitenin e përfaqësueses dhe mikun e Edi Ramës

28 Mars 2021, 19:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Jo vetëm Andi Lila, Lulzim Basha “rrëmben

SHQIPËRI– Teksa në stadiumin “Air Albania” u luajt takimi Shqipëri-Angli kryedemokrati Lulzim Basha ndoqi se bashku me disa simpatizantë takimin e përfaqësueses.

Basha ishte nën shoqërinë e ish-futbollistit Andi Lila i cili mori dhuratë një bluzë kuqezi. Bluza mbante numrin nëntë, i cili është edhe numri i PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk ishte vetëm Andi Lila, personazhi i sportit që Basha ndoqi takimin, në Instagramin e kryedemokratit pati përshëndetje me Ansi Agollin ish-kapitenin e përfaqësueses që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Armando Sadikun që aktualisht ndodhet në Bolivi.

Ky i fundit, duket se ka “tradhëruar” kryeministrin, pasi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-të Armando Sadiku u shfaq në spotin elektoral të Edi Ramës.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ansi agolli lulzim basha sadiku ansi agolli lulzim basha sadiku

Sondazh

Poll