Sport

“Ju këtu gjithmonë jeni kritik”, Reja ashpërson gjuhën pas ndeshjes me Anglinë dhe mbron skuadrën:Djemtë zhvilluan nj

28 Mars 2021, 19:04 Nga DOSJA
“Ju këtu gjithmonë jeni kritik”, Reja ashpërson

SHQIPËRI-Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas humbjes në shtëpi ndaj Anglisë, ku vlerësoi maksimalisht kundërshtarët.Tekniku italian shprehu keqardhje për rastin e humbur nga Uzuni, teksa në prononcimin për “Supersport”, pas ndeshjes, u shpreh:

“Nëse do të duhet të bëjmë një vlerësim për ndeshjen, u tërhoqëm më shumë në mbrojtje për t’i zënë në befasi me kundërsulme. Nuk është se patën shumë raste në pjesën e parë. E kishim përgatitur ndeshjen duke u bazuar te kundërsulmi. Uzuni e pati një rast, por nuk ia dolëm dot të krijonim raste të tjera. Ata janë shumë të fortë. Në planin mbrojtës bëmë shumë mirë. Po të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm, ishte ndeshje pozitive. Anglia është skuadër e përqendruar dhe nuk bëri asnjë gabim.

Nëse do kishim barazuar apo do kishim fituar ndeshjen, do kishit gjetur një aspekt kritik. Ju këtu gjithmonë jeni kritikë. Duhet të vlerësojmë forcën e kundërshtarit. Kundërshtari nuk na i lejonte ta zotëronim topin. Duhet të kemi parasysh kundër kujt luajmë, është skuadër e fortë në të gjitha drejtimet”,u shpreh Reja.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport edy reja shqiperia edy reja shqiperia

Sondazh

Poll