Aktualitet

Parashikimi i motit për SOT: Rriten temperaturat në vendin tonë, do të vijojë shkrirja graduale e dëborës në zonat malor

28 Mars 2021, 05:22 Nga DOSJA
Parashikimi i motit për SOT: Rriten temperaturat në vendin tonë,

TIRANË- Ditë e bukur pranverore do të jetë ditën e sotme në vendin tonë. Moti sot do të jetë i kthjellët dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Do të vijojë shkrirja graduale e dëborës prej temperaturave në rritje. Era parashikohet të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 1°C deri në 13°C

zonat e ulëta 3°C deri në 19°C

zonat bregdetare 5°C deri në 20°C.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll