Aktualitet

Kishte kthyer studion muzikore në ‘magazinë’ droge, arrestohet këngëtari shqiptar në Itali

27 Mars 2021, 20:18 Nga DOSJA
Kishte kthyer studion muzikore në ‘magazinë’ droge,

ITALI– Një këngëtar shqiptar, i njohur me emrin e artit si Klinton është vënë në pranga nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se i riu është kapur në studion e tij ku dhe regjistronte këngët, afër Setteponti.

Pas një kontrolli në këtë studio, janë gjetur dhe sekuestruar 22 gramë kokainë, 17 gramë hashash, 14 gramë marihuanë, si dhe 65 gramë mannitol e një laksativ.

Ende nuk dihet emri i plotë i këngëtarit shqiptar, por siç shkruan Corriere, Klinton ishte i njohur pasi kishte mbi katër mijë abonues në kanalin e tij në Youtube, dhe disa nga videot e tij kanë kaluar 150 mijë shikime. Për momentin këngëtari është lënë në masën arrest shtëpie.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kengetari shqiptar ne itali klinton arrestohet kengetari shqiptar ne itali klinton

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 17:09

TIRANË– 2204 viktima, 32 mijë e 538 të sëmurë aktivë dhe 88 mijë e 899 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga nisja e pandemisë....