Aktualitet

Heroizmi i Arjan Salës, Vetëvendosje: Të gjitha qendrat që nuk përmbushin standartet e mbrojtjes nga rreziqet duhen mbyllur

27 Mars 2021, 20:34 Nga DOSJA
Heroizmi i Arjan Salës, Vetëvendosje: Të gjitha qendrat që

TIRANË– Qendra e Lëvvizjes Vetëvendosje në Shqipëri i ka dedikuar disa rreshta Arjan Salës, heroit që u fut mes flakëve për të shpëtuar punonjësit në magazinën tek ‘Casa Italia’, por vetë nuk doli gjallë që atje.

Në një status në rrjetet sociale, përveç nderimeve që i duhen bërë Salës, Vetëvendosje ndalet tek mungesa e mjeteve të sigurisë që kanë qendrat komerciale. Sipas Vetëvendosjes, të gjitha ato ambiente që nuk kanë përmbushur standardet e mbrojtjes nga rreziqe e fatkeqësi të ndryshme, ndër to edhe zjarri, duhet të mbyllen deri në momentin që t’i plotësojnë ato, pasi jetët e shqiptarëve nuk janë të tepërta.

Vetëvendosje kërkon gjithashtu edhe dhënien e mbështetjes ekonomike për familjen e Salës, e cila përveçse humbi një person, humbi dhe një mbështetje të madhe.  

Statusi i plotë

Jetët e shqiptarëve nuk janë të tepërta. Arjan Sala vdiq teksa shpëtonte jetë. Në flakët që digjnin ndërtesën komerciale, ai u fut vetë, që të nxirrte ata që nuk dilnin dot. Nuk po bënte detyrën e tij profesionale, si përgjegjës sigurie i magazinës, sepse vetësakrifikimi nuk është gjest që paguhet. Ai po kryente detyrën më sublime: të qenit qytetar, të qenit për tjetrin, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të qenë njeri. Arjan Sala shpëtoi më se 20 vetë nga vdekja në flakë, dhe dha vetë jetën. Ai e meriton të quhet hero. Por, teksa flasim për nderimet që i duhen bërë, është e domosdoshme të kërkohet që familja e tij, e cila ka humbur njeriun e zemrës por edhe kontribuesin në ekonominë e brishtë familjare, të marrë mbështetje ekonomike, jo si ndihmë, por si mirënjohje.

Secili taksapagues do ta kishte për nder nëse buxheti i përbashkët shpenzohet për të mbështetur familjet që rrisin heronj sj Arjan Sala. Ndërsa presim ende të hetohet e të zbardhet rasti i zjarrit, edhe ne si Lëvizje duam të theksojmë shqetësimin, për ambientet komerciale e publike të cilat shpesh nuk kontrollohen për përmbushjen e standardeve të mbrojtjes nga rreziqe e fatkeqësi të ndryshme, ndër to edhe zjarri. Në një shtet normal, ndërtesat e strukturat që nuk plotësojnë kushtet për të mbrojtur jetët e njerëzve, do të duhej të mbylleshin deri sa t’i plotësonin. Jetët e shqiptarëve nuk janë të tepërta.

Zjarri në magazinë nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 tek Casa Italia. Sipas dëshmitarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, ndërsa vetë u nxorr i pajetë gjatë orëve të natës. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve.

Do të jetë grupi hetimor, ai që do të zbulojë gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës. Sot, zëvendës ministri i mbrojtjes njoftoi nisjen e procesit për shpalljen “Dëshmor të Atdheut” të Arjanit që sakrifikoi jetën e tij për të tjerët.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 17:09

TIRANË– 2204 viktima, 32 mijë e 538 të sëmurë aktivë dhe 88 mijë e 899 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga nisja e pandemisë....