Aktualitet

Aksion në Lushnje, FNSH-ja del në rrugë, kontrolle në makina e banesa për armë, drogë dhe të shpallurit në kërkim

27 Mars 2021, 19:30 Nga DOSJA
Aksion në Lushnje, FNSH-ja del në rrugë, kontrolle në makina

LUSHNJE– Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë i kanë fokusuar kontrollet në qytetin e Lushnjes. Ndryshe nga një ditë më parë, që u kontrolluan banesa e biznese në qytetin bregdetar të Vlorës, sot FNSH-ja ka dalë në rrugët e Lushnjes dhe ka nisur ‘shkundjen’.

Mësohet se prej disa orësh FNSH, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariatit të Policisë Lushnjë po zhvillojnë kontrolle të shumta në lokale, rrugë, automjete, si dhe në disa fshatra në objekte të braktisura dhe tunele. Kjo gjë bëhet pas disponimit të informacioneve se mund të strehohen persona të shpallur në këkrim.

Një ditë më parë kontrollet u ushtruan në Vlorë ku u vu në pranga një person, ndërsa u sekuestruan dy armë zjarri. Mësohet se këto kontrolle kanë nisur me urdhër të Drejtorit të Policisë Ardi Veliu, i cili u ka ‘tërhequr’ vëmendjen Drejtorëve Vendorë dhe atyre të Kufirit dhe Migracionit.

Kështu, Policia e Shtetit kohët e fundit po aplikon metoda të reja kontrolli për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, duke përdour automjete civile, dhe kontrolle të befasishme në çdo qark me përfshirjen e Forcave Operacinale të Lëvizshme, si FNSH e RENEA.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet fnsh ne lushnje lushnje fnsh ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 17:09

TIRANË– 2204 viktima, 32 mijë e 538 të sëmurë aktivë dhe 88 mijë e 899 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga nisja e pandemisë....