Ogerta Manastirliu: Synojmë të vaksinojmë deri në 15 mijë qytetarë në ditë, mund të bëni kërkesë edhe në ‘E-Alban
27 Mars 2021, 21:17Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vaksinimin masiv që pritet të nisë nesër.Nga sheshi “Skënderbej”, ku po ngrihen çadrat e vaksinimit, Manastirliu tha se synojnë të vaksinohen deri në 15 mijë persona në ditë.
Ministrja shtoi se çdo qytetar do të lajmërohet nga mjeku i familjes, ndërkohë që të gjithë janë të lirë të bëjnë edhe kërkesë në portalin ‘E-Albania’.
“Puna tashmë ka filluar prej disa orësh. Prej nesër do të kemi nga 800 deri në 1000 të moshuar, të cilët të lajmëruar nga mjeku i familjes do të vijnë këtu për tu vaksinuar. Dua të lajmëroj të gjothë qytetarët që janë të interesuar të bëjnë vaksinën, që procesi ndiqet nga mjeku i familjes. Vetëm mjeku i familjes, bazuar në grupmoshat, +80; +75 apo + 70, që do të bëjnë lajmërimin e qytetarëve. Të gjithë ata që nuk e kanë marrë një njoftim, ju lutem që të qëndrojnë në pritje sepse do ta marrin informacionin përmes telefonit. Të gjithë ata që nuk e dinë se cili është mjeku i familjes, mjafton që të telefonojnë në 08004040, dhe do t’ju lidhin me mjekun e familjes. Nga e hëna në e-Albania do të mund të regjistroheni për të kryer vaksinën, kështu shohim në kohë reale kërkesën e bërë. Vaksinimi do të kryhet edhe në qendrat shëndetësore për ata që janë mbi 85 vjeç, pasi janë pranë vendbanimit. Në mënyrë që të shmangim grumbullimet, do të vëmë në dispozicion më shumë hapësira në qendrat shëndetësore. Këtu në shesh do të kemi edhe mjekë e infermierë nga Forcat e Armatosura. Objektivi ynë është që të kryejmë 10 mijë vaksinime në ditë, deri në 12 mijë apo 15 mijë.,”- tha Manastirliu.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
MALËSI E MADHE- Gëzim Olaj, biznesmeni të cilit iu shkrumbua bujtina gjatë natës së kaluar, ka folur sërish për mediat, këtë herë, në një prononcim për Rep...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosoëvs Albin Kurti ka takuar ditën e djeshme gazetarin shqiptar Marin Mema. Në një postim në Instagram, Kurti ka shkruar ...
TIRANË– Qendra e Lëvvizjes Vetëvendosje në Shqipëri i ka dedikuar disa rreshta Arjan Salës, heroit që u fut mes flakëve për të shpëtuar punonjësit në magaz...
ITALI– Një këngëtar shqiptar, i njohur me emrin e artit si Klinton është vënë në pranga nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për trafik të lëndëve nark...
LUSHNJE– Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë i kanë fokusuar kontrollet në qytetin e Lushnjes. Ndryshe nga një ditë më parë, që u kontrolluan banesa e biznese në qyt...
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gramsh, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi e ka zënë poshtë zetori. Burime për Dosja.al bëjnë me dije...
TIRANË– Nesër pritet të nisë vaksinimi masiv në vend. Vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një dalje nga sheshi ‘Skënderbej”, tha se ka nis...
FIER- Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkaku i flakës së makinës ka qënë një defekt në automjet...
GRAMSH– Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...