Aktualitet

“Hajde se i kanë vënë flakën”/ I shkrumbuan 3 mln euro investim! Biznesmeni Gëzim Olaj flet sërish: U trondita! Do ta

27 Mars 2021, 21:00 Nga DOSJA
“Hajde se i kanë vënë flakën”/ I shkrumbuan 3

MALËSI E MADHE- Gëzim Olaj, biznesmeni të cilit iu shkrumbua bujtina gjatë natës së kaluar, ka folur sërish për mediat, këtë herë, në një prononcim për Report TV, ai ka kërkuar që policia t’i lërgojë talebanët nga zona.

Olaj shton se bujtinën që i është shkrumbuar do ta rindërtojë të gjithën nga e para, madje edhe më mirë se ishte, teksa thekson se nuk ka pasur konflikte me askënd.

“Isha duke shkuar në Tiranë kur më marrin në celular hajde se i është vënë flaka gjithë bujtinave, u trondita, po po mundohemi që të mbledh veten dhe që ta di se ca ka ndodh me heq këto taleban nga zona se unë nuk kam asnjë problem me askënd, kam ardhur nga Londra, investimi, dëmi që më është bërë është 3 mln euro, po prap do ta rindërtojë dhe do ta bëj më mirë se ka qenë se janë në pronat e mia, nuk kam pasur asnjë konflikt me askënd për pronën, është pronë e Bajraktarit të Bogës. Kam pasur një roje deri nga janari, pastaj e kam tërhequr prej kushteve të borës dhe kanë shfrytëzuar rastin. Kamera sigurie nuk vendosim dot se këtu ende nuk ka drita e internet,”- u shpreh Olaj.

Ngjarja u raportua mesditën e sotme. Bujtina është djegur në Qafe Thore pranë Thethit në Malësinë e Madhe dhe dëmi ekonomik kap vlerën 3 milionë euro. Djegia është bërë gjatë natës dhe autorët nuk janë identifikuar ende.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet digjet bujtina gezim olaj digjet bujtina gezim olaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 17:09

TIRANË– 2204 viktima, 32 mijë e 538 të sëmurë aktivë dhe 88 mijë e 899 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga nisja e pandemisë....