Aktualitet

Kurti takon Marin Memën: E përgëzuam njëri-tjetrin 

27 Mars 2021, 20:46 Nga DOSJA
Kurti takon Marin Memën: E përgëzuam njëri-tjetrin 

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosoëvs Albin Kurti ka takuar ditën e djeshme gazetarin shqiptar Marin Mema. Në një postim në Instagram, Kurti ka shkruar se ata kanë uruar njëri-tjetrin për punën dhe pozitën që kanë.

Postimi i plotë:

Sot u takova me Marin Memën, gazetarin hulumtues që është i pasionuar pas historisë së popullit tonë e që ka prodhuar dokumentarë televizivë fort të vlefshëm. E përgëzova për punën e tij të vazhdueshme për ta evidentuar të kaluarën e shqiptarëve e për ta afirmuar të vërtetën historike, kurse ai mua për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Rritja e dijes dhe ngritja e vetëdijes është përgjegjësi e të gjithëve, por në veçanti është detyrë e institucioneve të vendeve tona.

 

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Albin Kurti u betua si kryeministër i Kosovës më 22 mars. Ai nga deputetët e Kuvendit të Kosovës u votua me 67 vota pro dhe 30 kundër. Ndërkohë që Marin Mema ditën e djeshme është shpallur “Qytetar Nderi” në Gjilan.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti marin mema albin kurti marin mema

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 17:09

TIRANË– 2204 viktima, 32 mijë e 538 të sëmurë aktivë dhe 88 mijë e 899 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga nisja e pandemisë....