Do na ‘vjedhë’ një orë më shumë gjumë, akrepat pritet të lëvizin 60 minuta përpara
TIRANË– Po vjen ora verore! Brenda pak orëve, akrepat do të lëvizin 60 minuta para, duke bërë që nata të shkurtohet me një orë, dhe për rrjedhojë të ...
TIRANË- Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi këtë fundjavë studimin e parë mbi institucionet e reja të drejtësisë në vitin e parë të punës së tyre.Autorët pohuan se reforma në sistemin e drejtësisë ka hyrë në vitin e 5 të zbatimit, por ende nuk ka përfunduar plotësimi i Gjykatave Speciale me gjykatës dhe as ngritja e SPAK – Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Studimi vëren se besimi i qytetarëve tek institucionet e drejtësisë mbetet ende në nivele të ulëta, sepse numri i dënimeve për korrupsion dhe krim të organizuar është i papërfillshëm.
Në vitin e parë të punës së tyre, deri në dhjetorin e kaluar, Prokuroria dhe Gjykatat e Posaçme regjistruan 40 çështje penale për korrupsion dhe 50 çështje penale për krimin e organizuar.
Por studimi zbuloi se megjithë numrin e lartë të denoncimeve për korrupsion të shënuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procedimet penale të dërguara për gjykim janë në një përqindje të vogël.
“Këto struktura u krijuan të hetojnë dhe gjykojnë funksionarë dhe ish-funksionarë të lartë shtetërorë, por është shumë i ulët numri i çështjeve për korrupsion në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë” – thotë bashkautorja e studimit, Mirsada Hallunaj.
Studimi vëren se shumica e çështjeve për korrupsion janë akuza ndaj punonjësve publikë.
Po ashtu, pjesa më e madhe e dënimeve për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë janë me masën shërbim prove në publik dhe jo me burgim. 5 dënimet me burg për korrupsion janë maksimumi 3 vjet dhe minimalja 6 muaj burgim.
Gjykata regjistroi 25 çështje penale për korrupsion aktiv dhe 6 për korrupsion pasiv ndaj punonjësve publikë.
Por ndaj gjyqtarëve e prokurorëve ka vetëm 3 çështje për korrupsion, ndërsa nuk ka asnjë çështje penale korrupsioni ndaj funksionarëve të lartë shtetërore apo të zgjedhurve vendorë.
Ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar trashëgoi fillimisht 225 denoncime për 271 persona, gjysma e tyre për krim të organizuar dhe pjesa tjetër për korrupsion.
Ndërsa në vitin e kaluar, nga 343 procedime penale gjysmat i përkasin korrupsionit dhe vetëm 42 lidhen me krimin e organizuar.
Nga 162 dosje për krim të organizuar vetëm 16 prej tyre janë dërguar për gjykim.
Sipas studimit, nga 240 dosje për korrupsion vetëm 39 u dërguan për gjykim. Gjithsej vetëm 10 për qind e çështjeve të hetuara nga Prokuroria e Posaçme u dërguan për gjykim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Rreth 30 për qind e të pandehurve u dërguan për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Ndërsa nga 310 hetime pasurore, vetëm 11 kërkesa për sekuestro u dërguan në gjykatë, dhe vetëm për 4 raste në gjykim nga Prokuroria e Posaçme kërkoi konfiskim të pasurisë së sekuestruar.
Studiuesit theksojnë se pritshmëria e opinionit qytetar vazhdon të jetë shumë e lartë për institucionet e reja të drejtësisë, sepse po aq i lartë është edhe perceptimi për korrupsion të shtrirë masivisht në gjithë nivelet e administratës shtetërore.
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi disa ditë më parë edhe Barometrin e Sigurisë, ku vërehet një rënie të konsiderueshme të besimit të qytetarëve ndaj reformës në drejtësi dhe SPAK.
Sipas Barometrit gjithnjë e më pak qytetarë besojnë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të forcohet me krijimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe se efektiviteti i gjykatave do të rritet pas reformës në drejtësi.
Perceptimi i gjerë i të anketuarve është se institucionet e drejtësisë (Prokuroria dhe Gjykatat) janë të korruptuara dhe të varura nga politika.
MARRË NGA VOA
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Po vjen ora verore! Brenda pak orëve, akrepat do të lëvizin 60 minuta para, duke bërë që nata të shkurtohet me një orë, dhe për rrjedhojë të ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vaksinimin masiv që pritet të nisë nesër. Nga sheshi ̶...
MALËSI E MADHE- Gëzim Olaj, biznesmeni të cilit iu shkrumbua bujtina gjatë natës së kaluar, ka folur sërish për mediat, këtë herë, në një prononcim për Rep...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosoëvs Albin Kurti ka takuar ditën e djeshme gazetarin shqiptar Marin Mema. Në një postim në Instagram, Kurti ka shkruar ...
BERAT– Një 50-vjeçar i identifikuar si Fatos Zoga ka pësuar thyerje dhe shembje gjymtyrësh si pasojë e një aksidenti. Mësohet se Zoga, ka qenë duke...
TIRANË– Qendra e Lëvvizjes Vetëvendosje në Shqipëri i ka dedikuar disa rreshta Arjan Salës, heroit që u fut mes flakëve për të shpëtuar punonjësit në magaz...
ITALI– Një këngëtar shqiptar, i njohur me emrin e artit si Klinton është vënë në pranga nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për trafik të lëndëve nark...
LUSHNJE– Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë i kanë fokusuar kontrollet në qytetin e Lushnjes. Ndryshe nga një ditë më parë, që u kontrolluan banesa e biznese në qyt...
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gramsh, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi e ka zënë poshtë zetori. Burime për Dosja.al bëjnë me dije...
TIRANË– Nesër pritet të nisë vaksinimi masiv në vend. Vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një dalje nga sheshi ‘Skënderbej”, tha se ka nis...