Aktualitet

EMRI/ E rëndë në Berat, aksidentohet 50-vjeçari me traktor, mjeti i punës e zë poshtë, pëson shembje dhe thyerje gjymtyr

27 Mars 2021, 20:42 Nga DOSJA
EMRI/ E rëndë në Berat, aksidentohet 50-vjeçari me

BERAT– Një 50-vjeçar i identifikuar si Fatos Zoga ka pësuar thyerje dhe shembje gjymtyrësh si pasojë e një aksidenti. Mësohet se Zoga, ka qenë duke drejtuar pa patentë një tractor, me të cilin po kthehej në shtëpi pas punës.

Por, teksa udhëtonte përgjatë rrugës së fshatit Qerreshnik, ku ai jetonte, ka humbur kontrollin e traktorit dhe ka rënë në kanalin anash rrugës. Traktori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë 50-vjeçarin, duke bërë që ky i fundit të pësojë thyerje gjymtyrësh dhe shembje në shumë pjesë të trupit.

Për të nxjerrë Zogën nga poshtë traktorit kanë ndërhyrë edhe forcat e Zjarrfikëses, pasi vetë 50-vjeçari e kishte të pamundur. I plagosuri është dërguar në spitalin e Beratit fillimisht, por duke parë gjendjen e tij të rëndë, është nisur më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet fatos zoga berat fatos zoga aksidentohet fatos zoga berat fatos zoga

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Mars 2021, 17:09

TIRANË– 2204 viktima, 32 mijë e 538 të sëmurë aktivë dhe 88 mijë e 899 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga nisja e pandemisë....