Politike

26 Mars 2021, 14:54 Nga DOSJA

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qyteti i Durrësit do të transformohet krejtësisht. I pranishëm në qytetin bregdetar, me operatorët turistikë, Rama tha se me ndërhyjet e bëra në shumë zona të Durrësit, qyteti do të ketë më shumë vizita dhe më shumë turistë. 

 

“Do të rrisim mundësinë e të gjithë operatorëve turistikë, për të pasur një masë të rëndësishme për të gjithë klientët që vijnë. Sot kemi diskutuar projektin e madh të ndërhyrjes në zonën arkeologjike të Durrësit. Nëse i referohemi shifrave për Amfiteatrin kemi një numër të konsiderueshëm vizitorësh, por nëse i referohemi mundësisë që ka ajo zonë, jemi larg. Besojmë se me ndërhyrjet që kemi planifikuar dhe me rrjetin e operatorëve që kemi përfshirë në këtë ndërhyrje, sigurisht qeveria me bashkinë, mund të bëjmë një transformim të rëndësishëm dhe ta rrisim fuqinë e këtij magneti që është në mes të Durrësit. Restaurimi i mureve ka nisur në kuadër të projektit të pasojave të tërmetit. Edhe në lagjen përreth. Janë një numër godinash të vogla që i shohim kështu sot por do ta kthejmë në një zonë historike turistike,”– tha Rama. 

Rama takon operatorët turistikë në Durrës: Do shqyrtojmë mundësinë për të vaksinuar stafet e hoteleve, kufiri me Kosovën do jetë i hapur, nuk ndalen kërkesat për ndërtimet në bregdet (Plani për Rinasin)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2021, 14:38

DURRËS- Kryeministri Edi Rama e ka nisur me buzëqeshje takimin e tij me operatorët turistikë në Durrës. Rama tha se ata mund të buzqëeshin tashmë, sepse me...