Politike

Kolegji Zgjedhor i përgjigjet Celibashit, afrohet data për seancën e kërkesës së PS

26 Mars 2021, 13:39 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor i përgjigjet Celibashit, afrohet data për

TIRANË–Kolegji Zgjedhor ka ndryshuar datën për shqyrtimin e padisë së Partisë Socialiste. Fillimisht u vendos më 31 marsi në orën 11:00 seanca në Kolegjin Zgjedhor për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste për listat e kandidatëve të PD. Mirëpo, KQZ kërkoi përshpejtimin e procesit duke e argumentuar me faktin se kjo do të ndikonte në prodhimin dhe shpërndarjen e fletëve të votimi dhe për këtë arsye Kolegji vendosi që seanca të jetë më 29.03.2021 ora 11.00, pra dy ditë më herët.

Trupa gjykuese do të përbëhet nga Alma Kolgjoka, relatore, Asim Vokshi, Esmeralda Xhiri, Gentian Medja, Manjola Xhaxho, anëtarë.

Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon KQZ të shkurtojë 78 kandidatë nga lista e PD-Aleanca për Ndryshim. KAS vendosi të mbante listën e PD-AN me 222 kandidatë, ndërsa KQZ sanksionon që lista duhet të ketë 153 emra. Tashmë vendimi është në dorë të Kolegjit Zgjedhor që ende nuk është shprehur.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi kolegji zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi kolegji zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll