Politike

Lediana Fratari: PD nuk është e keqja më e vogël, por alternativa më e mirë!

26 Mars 2021, 14:20 Nga DOSJA
Lediana Fratari: PD nuk është e keqja më e vogël, por

TIRANË– Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, teksa ka ndarë foto nga dita e djeshme, ku ishte pjesë e në çeljen e fushatës zgjedhore të PD-së, shkruan se kjo forcë politike, nuk është duke pritur në radhë për të marrë pushtetin, por sepse është alternativa më e mirë.

“Partia Demokratike do të vijë në pushtet, jo thjeshtë si alternativa e vetme, në kushtet kur një qeverie të korruptuar do ti duhet të dorëzojë pushtetin. Ajo nuk do të vijë në pushtet as si e keqja më e vogël, por do të vijë sepse ajo është alternativa më e mirë dhe më serioze. Dhe unë jam e lumtur të jem pjesë e këtij zhvillimi historik” – shkruan Fratari në faqen e saj.

Fratari garën në zgjedhjet e 25 prillit e shikon si një eksperiencë të çmuar.

“Kjo garë nuk është vetëm një sfidë për mua, por edhe një shkollë e rëndësishme në karrierën time politike. Kontaktet me njerëzit janë një eksperiencë e paçmuar, për të mësuar jo thjeshtë problemet e shoqërisë, por për të mësuar shumë nga këta njerëz, të cilët shkolla e jetës i ka bërë shpesh më të ditur sesa të diplomuarit”- shkruan ajo.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari lediana fratari

Sondazh

Poll