Politike

LETRA/ Celibashi kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni me urgjencë kërkesën e PS për listat e opozitës

26 Mars 2021, 13:05 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor ku i kërkon që të shqyrtohet me urgjencë kërkesa e Partisë Socialiste në lidhje me ankimimin për 222 kandidatët e PD. Kërkesa vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi sot që të marrë vendimin më 31 mars për ankimimin e PS.

“Pa cënuar pavarësinë e Kolegjit Zgjedhor dhe duke respektuar paanësinë tuaj në vendimmarrje, kërkojmë nga ana juaj përshpejtimin e shqyrtimit të ankimimit kundër vendimit nr.9, datë 23.03.2021, “Për Shqyrtimin e kërkesës ankimore”… (vazhdon sqarimi), për arsye se çdo vonesë, krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit, e cila ndikon në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit brenda afateve të përcaktuara.”-thuhet në kërkesën e firmosur nga kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi. 

Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon KQZ të shkurtojë 78 kandidatë nga lista e PD-Aleanca për Ndryshim. KAS vendosi të mbante listën e PD-AN me 222 kandidatë, ndërsa KQZ sanksionon që lista duhet të ketë 153 emra. Tashmë vendimi është në dorë të Kolegjit Zgjedhor që ende nuk është shprehur.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi kas kqz zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi kas kqz zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll