Politike

Peshkatarët i shtrojnë tryezën Ramës në Durrës! Batutat: Tashi do vijmë t’jua bëjmë vaksinat në varkë

26 Mars 2021, 13:33 Nga DOSJA
Peshkatarët i shtrojnë tryezën Ramës në Durrës!

DURRËS– Kryeministrit Edi Rama ia kanë shtruar tryezën me produkte deti në portin e Durrësit. Së bashku me kandidatët e Partisë Socialiste për Durrësin, ditën e sotme Rama u ul për të konsumuar një drekë si dhe për të bërë një bisedë me peshkatarët. Me batuatë, Rama tha se së shpejti do vijnë që t’ju bëjnë vaksinën në varkë.


‘Vazhdimi i rritjes së eksporteve kjo është objektivi. ‘-thotë Rama. ‘Leje se tashi do vijmë t’jua bëjmë vaksinat në varkë’-shtoi më tej.

Ndër të tjera, kryeministri tha se ka ardhur në Durrës për të bërë histori dhe jo për të marrë vota.

“Nuk kam ardhë në Durrës për të marrë vota, por për të bërë histori. Mos u shqetësoni për Portin e Vlorës, më parë nuk ishin kushtet kjo është edhe arsyeja që projekti në Durrës nuk u finalizua. Ne kemi marrë fondin dhe tani jemi në rregull”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne durres rama në durrës zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne durres rama në durrës zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll