Politike

“Ta hëngsha zemrën”! Basha kthehet në lagjen e tij të vjetër, qytetarët e presin me duartrokitje: Do fitojmë!

26 Mars 2021, 13:31 Nga DOSJA
“Ta hëngsha zemrën”! Basha kthehet në lagjen e tij

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është rikthyer në lagjen e tij të vjetër në Tiranë, pikërisht në njësinë numër 8, ku edhe ka zhvilluar takime me qytetarët.

Teksa takonte pronarë biznesesh dhe qytetarë rrugës, Basha ka pikasur edhe fansin e parë të librit të tij “Misioni im”, që  i ka kërkuar një autograf. Ndërsa një tjetër, mesa duket i njohur i kryedemokratit, i ka kërkuar që t’i dërgojë të fala të atit. 


PJESË NGA TAKIMET: 

Qytetari: Ta hangsha zemrën! Rama ik!

Lulzim Basha: Si jeni mirë? Do jemi edhe më mirë! Do fitojmë patjetër! Me rininë!
Përshëndetje, a jeni mirë? Si e kam lagjen e vjetër? Gati për ndryshim apo jo? Si e ke emrin?

Fëmija: Shkëlqim!

Lulzim Basha: Shkëlqefsh çdo ditë të jetës tënde.

Qytetari: Zoti Basha desha një autograf.

Lulzim Basha: Me kënaqësi.

Qytetari: Të fala boji babës.

Lulzim Basha: Faleminderit të fala shumë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha në tirane tirane zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha lulzim basha në tirane tirane zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll