Politike

26 Mars 2021, 14:38 Nga DOSJA

DURRËS- Kryeministri Edi Rama e ka nisur me buzëqeshje takimin e tij me operatorët turistikë në Durrës. Rama tha se ata mund të buzqëeshin tashmë, sepse me vaksinimin masiv që do të nisë, do të kenë mundësi të kenë më shumë turistë dhe një sezon turistik më të lehtë. Sipas Ramës, qyteti i Durrësit do të transformohet krejtësisht dhe do të ketë më shumë vizita dhe më shumë turistë.  Kryeministri Edi Rama deklaroi se qyteti i Durrësit nuk ka pasur turistë për shkak të vatrës së plehrave në Porto Romano, por që me ndërhyrjet e bëra, gjithçka do të ndryshojë.


Rama u shpreh edhe se është në rrugën e duhur, pasi kërkesat për ndërtuar në vijë bregdetare nuk kanë të ndalur. Kryeministri Edi Rama shtoi më tej se po shqyrton mundësinë për të vaksinuar stafet e hotelerive. I pranishëm në një takim me operatorët turistikë në Durrës, Rama, pasi dëgjoi propozimin e njërit prej tyre, Luan Bregasi, tha se është diçka interesante. Kryeministri u shpreh se duke parë në Izraeli po lidh marrëveshje me hotelet dhe po merr pasaporta vaksinimi, do të ishte mirë që turistët e vaksinuar, të gjenin një staf të vaksinuar gjithashtu.

Biznesmeni Bregasi tha se atij i kanë propozuar që ta regjistrojnë si roje spitali në mënyrë që të vaksinohet, duke kërkuar kështu, që edhe operatorët turistikë të jenë në focus të vaksinimit të qeverisë. Nga Durrësi, Rama preku edhe temën e aeroportit të Rinasit. Ai u shpreh se avionic me vaksinat kineze ka kishte qëndruar në ajër për pak momente dhe se ishte dashur të prisnin, pasi për shkak të madhësisë, nuk kishte vend pista ku të ulej. Për këtë gjë Rama tha se do të ndërhyhej.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll