Politike

Rama mburret me rindërtimin në Durrës, Noka takon qytetarët: Jemi të diskriminuar, nuk kemi marrë dëmshpërblim

26 Mars 2021, 13:04 Nga DOSJA
Rama mburret me rindërtimin në Durrës, Noka takon qytetarët:

KAMËZ– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Kamzën, Flamur Noka ishte i pranishëm ditën e sotme në zonat e Paskuqanit. Ai takoi banorët të cilët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin pas tërmetit. Banorët kanë shprehur pakënaqësi ndaj mënyrës se si po i trajtojnë dhe kjo bie ndesh me deklaratat që kryeministri Edi Rama thotë për rindërtimin. Pikërisht, ditën e sotme Rama ishte në Durrës, aty ku dhe pa procesin e rindërtimit më nga afër.

“Jam përpjekur të bëj vetë disa riparime që të mos më futet uji në shtëpi”‘-kështu u shpreh Pëllumb Çuni, banues i lagjes 4 në Kamëz. Shtëpia e familjes është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, por deri më sot, askush nuk është kujtuar për këtë familje.

Prej 1 viti e gjysmë më zvarrisin në Bashkinë e Kamzës. Më thonë se kanë humbur dokumentat, nuk gjendet dosja. Edhe sot e kësaj dite unë nuk e di se në ç’gjendje është shtëpia, nëse duhet shembur, apo ka nevojë për rikonstruksion. Kam shkuar 3 herë në Bashki dhe më thonë se do të vijnë, por askush nuk ka ardhur. Tavani i shtëpisë sime është çarë komplet, por nuk vjen askush ta shohë” – deklaroi Çuni.

Rasti juaj tregon se si pushteti diskriminon qytetarët, se si bashkia e Kamzës dhe qeveria e Rilindjes nuk janë në shërbim të qytetarëve. Zoti Çuni nuk është militant i Rilindjes, por një qytetar i thjeshtë i kësaj bashkie, që edhe pse ka dëmtime shumë serioze në banesën e tij, askush nuk do t’ia dijë. Ndërkohë, nga ana tjetër, militantëve të Rilindjes u janë ndërtuar vila, ndonëse shtëpitë nuk janë dëmtuar. Kjo është fytyra e Rilindjes!” – u shpreh Noka

Noka vijoi duke e siguruar qytetarin se kjo situatë do të ndryshojë pas 25 prillit dhe se kjo është një arsye e fortë për të votuar për ndryshimin. “Ky pushtet që ka braktisur qytetarët, duhet të braktiset më 25 prill” – përfundoi Noka.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike flamur noka zgjedhjet 25 prill 2021 flamur noka zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll