Politike

Probleme me 12 miljet edhe me Malin e Zi? Rama merr lajmin nga porti i Durrësit, i kthehet peshkatarëve: Po pse s’më keni t

26 Mars 2021, 13:11 Nga DOSJA
Probleme me 12 miljet edhe me Malin e Zi? Rama merr lajmin nga porti i

DURRËS- Shqipëria duket se ka probleme me çështjen e kufirit detar edhe me Malin e Zi. Lajmi është mësuar sot, teksa kryeministri Edi Rama ka qenë në portin e Durrësit për të zhvilluar një takim me peshkatarët. Këta të fundit i kanë treguar se rojet bregdetare malazeze ndalojnë anijet shqiptare me pretendimin se u kanë hyrë në territorin e tyre, duke u kthyer në një problem serioz.  Duke pretenduar se nuk kishte dijeni për ndodhitë, kreu i qeverisë premtoi se do të fliste me palën malazeze, me të cilën u shpreh besimplotë se do të gjenin mirëkuptim.


PJESË NGA VIZITA: 

Peshkatari: Kohët e fundit kemi problem me Malin e Zi, kjo pjesa e kufirit në grykën e Bunës nuk është e ndarë me marrëveshje. Anijet tona me të drejtë futen këtej dhe rojet e tyre bregdetare dhe i kapin.

Rama: Pse s’ma keni thënë këtë? Sa kohë ka?

Peshkatari: 5-6 muaj. Po edhe vija e 12 miljeshit të tyre ka probleme. Me arsye, pa aryse.

Gjergj Luca: Gjithë problemi është trekëndëshi, por ata e llogarisin ndryshe kufirin. Ne na bëhet e pakalueshme. E gjithë kjo zonë të bëhet e përbashkët derisa të ndahet kurifi. Sepse na sakatuan varkat.

Rama: E zgjidhim këtë. Se janë të mirëkuptueshëm ata. Nuk kemi pasur ndonjëherë probleme.

Ndërkohë që Shqipëria ka probleme edhe me Greqinë, për të cilën të dyja vendet u janë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare. Marrëveshja për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, i jep Greqisë një sipërfaqe prej 13 mijë kilometrash katrorë më shumë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres probleme me malin e zi per detin edi rama edi rama ne durres probleme me malin e zi per detin

Sondazh

Poll