Politike

Sherri fizik me Luçiano Boçin, flet Gjergj Luca: E kam lënë në harresë, jam bërë pjesë pa dashur e incidentit

25 Mars 2021, 13:55 Nga DOSJA
Sherri fizik me Luçiano Boçin, flet Gjergj Luca: E kam

TIRANË– Biznesmeni Gjergj Luca i cili ditë më parë u përfshi në një konflikt fizik me kandidatin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçin, është shprehur se e ka lënë në harresë ngjarjen. Teksa ishte i pranishëm në Maliq, ai u shpreh se harresa është gjëja më e mrekullueshme që mund ti ndodhë njeriut. Ndër të tjera, Luca tha se i vjen keq që incidenti ka ndodhur.

DEKLARATA:

Ne jemi mbledhur për këtë punë dhe po për gjëra të tjera që kanë ndodhur jashtëv dëshirës sime dhe jashtë asaj që unë jam. Nuk mundoj që sot në këtë ditë pune të bëhet objekt një gjë që nuk duhej të ndodhte.Harresa është gjëja më e mrekullueshme që ka bërë Zoti por edhe pendesa, disa njerëz duhet të kenë, që minimalishit duhet të fisnikërohen para opinionit publik. Megjithatë kjo vlen për ata njerëz që dalin dhe e dinë çfarë bëjnë. Mua më vjen keq edhe njëherë që ka ndodhur, nuk është Luca dhe nuk besoj se as ai tjetri nuk është pjese e atij aksidenti”, u shpreh Luca nga Maliqi.

Sherri mes Boçit dhe Lucës ndodhi ditë më parë në Elbasan, teksa kandidati i PD-së kishte shkruar për tu takuar me disa qytetarë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gjergj luca luciano boci gjergj luca luciano boci

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 12:26

KAMËZ– Banorët në Bathore të Kamzës kanë denoncuar se sipas tyre, qeveria po përdor paratë e tërmetit për fushatë elektorale. Një kryefamiljar ka treguar p...