Politike

25 Mars 2021, 12:26 Nga DOSJA

KAMËZ– Banorët në Bathore të Kamzës kanë denoncuar se sipas tyre, qeveria po përdor paratë e tërmetit për fushatë elektorale. Një kryefamiljar ka treguar për kandidatin e deputetit të PD-së në Kmëz, se sipas tij i është bërë diskriminim politik që PS po bën mes njerëzve që u është dëmtuar shtëpia.


Ylli Shehu erdhi vetë, i mori me numër karte 96 familje. Kush ishte në sistem socialist, mori paret e tërmetit. Kush ishte në sistem demokrat, iu hoq vizë e kuqe. Po a është drejtësi kjo?” – tha i revoltuar banori.

Do ta ndjek unë këtë. Që nga administratori Ylli Shehu këtu dhe deri tek kryetari i Bashkisë që i bën këto dallavere, do të përgjigjen nesër para ligjit. Nuk je i vetmi rast. Janë me dhjetëra e qindra raste që bëjnë diskriminime të tilla. Ata do ta paguajnë shtrenjtë këtë gjë. Pas 25 Prillit do të japë llogari Rakip Suli, Ylli Shehu dhe të gjithë me radhë”, – u tha Flamur Noka banorëve të Bathores të përjashtuar nga dëmshpërblimi i tërmetit mbi baza partiake.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike flamur noka ne bathore flamur noka ne bathore

Sondazh

Poll