Politike

FOTOT/ Frymëzohet nga Joe Biden! Risia në fushatën e PD-së, Basha kërkon nga qytetarët që të vijnë me makina në shesh

25 Mars 2021, 13:43 Nga DOSJA
FOTOT/ Frymëzohet nga Joe Biden! Risia në fushatën e PD-së,

TIRANË– Sot në orën 17:00, Partia Demokratike do të çelë fushatën elektorale në sheshin ‘Nënë Tereza’. Risia e fushtës së PD-së, ndryshe nga ajo e PS-së, është se do të ketë të pranishëm dhe qytetarët si dhe mbështetësit e partisë. Basha kërkon që ata të vijnë në shesh me makina dhe me flamuj të partisë.

Kjo risi, është e njëjtë me atë që presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden përdori në fushatën e tij zgjedhore.

Sot ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. PS dhe PD do të prezantohen sot zyrtarisht me planet e tyre para shqiptarëve, të ndara vetëm pak metra nga njëra-tjetra. Kryeministri Edi Rama ka nisur me premtimin se do të sigurojë vaksina, duke kërkuar një mandat të tretë, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë në 30 vite demokraci. Ndërsa ende s’ka kundërpërgjigje nga kryedemokrati Basha kërkon rotacion politik.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike partia demokratike zgjedhjet 25 prill 2021 partia demokratike zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 12:26

KAMËZ– Banorët në Bathore të Kamzës kanë denoncuar se sipas tyre, qeveria po përdor paratë e tërmetit për fushatë elektorale. Një kryefamiljar ka treguar p...