Politike

192 mijë doza vaksine Sinopharm vijnë në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është për 1 mln, jemi në bisedime për të hapur f

25 Mars 2021, 12:33 Nga DOSJA
192 mijë doza vaksine Sinopharm vijnë në Shqipëri, Rama:

TIRANË–Dy orë para se në sheshin Skënderbej të çelë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021, kryeministri Edi Rama iu rezervoi shqiptarëve një lajm të mirë; sigurimin e vaksinës për mijëra vetë, po ashtu edhe mundësinë e hapjes së një fabrike prodhuese në rajon, që e çon vendin tonë të dytin pas Serbisë për të guxuar në prodhimin e një vaksine që do t’ju shërbejë shqiptarëve por edhe më gjerë. Edhe pse mohoi që kjo të lidhej me fushatën elektorale, Rama nuk e fshehu kënaqësinë që sot në mitingun që do të zhvillohet një orë pas kundërshtarit të tij politik, ai do të dalë para të tijëve krenarë se vizita në Stamboll i shërbeu për shumëçka.

Kryeministri foli edhe për vaksinën ruse Sputnik dhe deklaroi se Shqipëria pret të marrë edhe 25 mijë mijë doza të tjera. Rama deklaroi se deri në qershor, do të vaksinohen 500 mijë qytetarë, ndërsa iu bëri thirrje mjekëve nga Kosova që të vijnë e të vaksinohen në Shqipëri.

Më herët, Rama njoftoi nga Stambolli se kishte marrë një marrëveshje e cila ka rezultuar pozitive. Marrëveshja me kompaninë kineze Sinovac parashikon 1 milionë doza për Shqipërinë, nga të cilat, 192 mijë mbërritën bashkë me Ramën në Rinas, dhe 500 mijë në total do të vijnë në Shqipëri brenda 2 muajve.

Nga Stambolli, Rama publikoi në faqen e tij në Facebook, momentin kur kutitë e mbushura me vaksina ngarkohen në avionin e Air Albania, “Lasgushi”. Ai nuk la pa thumbuar kundërshtarët dhe skeptikët duket thënë se “mos e dyshoni kurrë që do t’ja dalim”.

Rama u nis dje për Stamboll i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj. Me këtë sasi të njoftuar sot, pritet që Shqipëria të nisë një vaksinim më të gjerë në popullatë. Deri më tani janë vaksinuar afro 54 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama vaksinat kineze ne shqiperi edi rama vaksinat kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 12:26

KAMËZ– Banorët në Bathore të Kamzës kanë denoncuar se sipas tyre, qeveria po përdor paratë e tërmetit për fushatë elektorale. Një kryefamiljar ka treguar p...