Politike

VIDEO-TEKSTI/ “Jam një Porche pa frena”, PD merr këngën e yllit botëror SIA si kolonë zanore për fushatën elektorale,

25 Mars 2021, 12:32 Nga DOSJA
VIDEO-TEKSTI/ “Jam një Porche pa frena”, PD merr

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë më gati se kurrë për fushatën e 25 prillit 2021. Sot, selia blu u vesh me një banderolë ku shkruhet “Shqipëria fiton”, numri 9 dhe sigla e zgjedhjeve. Por më herët, PD publikoi e para klipin parapërgatitor të zgjedhjeve…

Ajo që vlen më shumë se pamjet është kolona zanore. Kënga “Unstoppable”, e këngëtares me famë botërore, Sia, yllit me origjinë australiane që ka rrëmbyer miliona zemra në të gjithë globin, është kolona e spotit elektoral të demokratëve.

Por çfarë thotë kënga dhe a e përfaqëson PD?

“I’m unstoppable
I’m a Porsche with no brakes
I’m invincible
Yeah, I win every single game”-thotë Sia e në shqip kuptohet: Jam e pandalshme, jam një Porche pa frena, jam e pamundur, po, unë fitoj çdo lojë”.

A ka marrë leje PD për përdorimin e këngës nga Sia? Mbetet për tu parë, por një mesazh kaq i fortë, shpresojmë të ketë shkuar në veshin e duhur…

Disa nga vargjet e tjera

Do të mbaj mburojën time, për të treguar sa i fortë jam
Do të mbaj mburojën time, për të të treguar që unë mundem!
Jam i pandalshëm!
Jam i pamposhtur, fitoj çdo sfidë!
Jam kaq i fuqishëm!
Jam plot vetëbesim!
Sot jam i pandalshëm!
Sot nuk kam frikë!

Sot ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. PS dhe PD do të prezantohen sot zyrtarisht me planet e tyre para shqiptarëve, të ndara vetëm pak metra nga njëra-tjetra. Kryeministri Edi Rama ka nisur me premtimin se do të sigurojë vaksina, duke kërkuar një mandat të tretë, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë në 30 vite demokraci. Ndërsa ende s’ka kundërpërgjigje nga kryedemokrati Basha kërkon rotacion politik.

Lajmi kryesor: Zyrtarisht në fushatë! PS e PD planifikojnë miting në sheshet kryesore në të njëjtën orë, Rama dhe Basha publikojnë spotet elektorale (ORË PAS ORE)

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kenga e pd ne fushate sia zgjedhjet e 25 prillit 2021 kenga e pd ne fushate sia zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 12:26

KAMËZ– Banorët në Bathore të Kamzës kanë denoncuar se sipas tyre, qeveria po përdor paratë e tërmetit për fushatë elektorale. Një kryefamiljar ka treguar p...