Politike

Sigurohen 1 mln doza! Avionët me vaksina kineze nisen me kuti drejt aeroportit “Nënë Tereza”

25 Mars 2021, 12:33 Nga DOSJA
Sigurohen 1 mln doza! Avionët me vaksina kineze nisen me kuti drejt

STAMBOLL– Shqipëria ka siguruar 1 milionë vaksina kineze “Sinopharm”! Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamjet nga momenti kur kuti me doza futen në bagazhin e avionit “Air Albania”.

Rama, i shoqëruar nga ministri i deleguar për negociatat për sigurimin e vaksinave, Arben Ahmetaj, ka njoftuar se brenda harkut kohor të dy muajve shteti shqiptar do të marrë nga 500 mijë doza. Ndërsa Tema ka publikuar pamjet e para të 192 mijë dozave të para që do të “shkarkohen” sot. 

Kreu i qeverisë u largua për në Turqi, ditën e djeshme, për të arritur marrëveshjen me një distributor turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Kjo kompani turke është distributor i autorizuar nga firma kineze Sinovac.

Deri më tani janë vaksinuar afro 54 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

LAJMI KRYESOR: Rama jep lajmin e mirë: Siguruam 1 mln doza në Stamboll, 192 mijë vijnë sot në Rinas, brenda 60 ditësh marrim gjysmë milioni (PAMJET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama vaksinat kineze ne shqiperi edi rama vaksinat kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 12:26

KAMËZ– Banorët në Bathore të Kamzës kanë denoncuar se sipas tyre, qeveria po përdor paratë e tërmetit për fushatë elektorale. Një kryefamiljar ka treguar p...