Politike

Lediana Fratari: Uran Kostreci, një “bekim” nga legjenda anti-komuniste

25 Mars 2021, 11:44 Nga DOSJA
Lediana Fratari: Uran Kostreci, një “bekim” nga legjenda

TIRANË – Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, ka takuar në shtëpinë e tij një nga figurat e rezistencës antikomuniste, Uran Kostrecin.

“Pata kënaqësinë të takoja një njeri të madh, një legjendë të qëndresës antikomuniste, zotin Uran Kostreci. E shumëfishtë kjo kënaqësi, pasi zoti Kostreci është një ish bashkëvuajtës dhe mik me tim atë, Hajredin Fratari”- shkruan Fratari në faqen e saj në rrjetet sociale.

Ajo e cilëson si një bekim për kandidimin e saj edhe në emër të ish të përndjekurve, takimin me Kostrecin. “Uran Kostreci është një enciklopedi dhe, edhe një bisedë e shkurtër me të, ia vlen. Sepse edhe në pak minuta, ke çfarë mëson prej tij. Mora një bekim prej tij” – shkruan Fratari.

Kandidatja Fratari ishte nën shoqërinë e Nebil Çikajt, një drejtues i shoqatës së ish të përndjekurve politikë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari uran kostrerci lediana fratari uran kostrerci

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 10:01

TIRANË– Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është kthyer në një prej personazheve politikë më aktive në rrjetet sociale. Së fund...