Politike

Rama-Bashës: Ulemi dhe flasim meqë t’i s’do as karrigen, se do të të ndjekë turpi

12 Maj 2019, 12:42 Nga DOSJA
Rama-Bashës: Ulemi dhe flasim meqë t’i s’do as karrigen,

Tiranë- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë, pasi sipas tij Basha nuk do karrige por çdo gjë e bën për të mirën e shqiptarëve. Ai i ka theksuar Bashës që të ulem të flasim dhe marrim përsipër të kthejnë gjërat në nisma ligjore propozimet e PD-së.

“Një mesazh kam për mikun tim rrugë humbur. Të kujtohet mesazhi që të kam dërguar kur i ke hyrë kësaj rruge. Po ta përsëris prapë nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë. Më herët se vonë llogarinë, ti je lider, ata do të kërkojnë llogari, ata që të ndjekin. Je me zë të ngjirur dhe thoshe aman ik. Patjetër që unë jam këtu gjithmonë për dialog dhe fatmirësisht ata me Lulzim Bashën në krye thonë se nuk kanë nevojë për karrige. S’kemi pse po ulemi se thoni kështu. Ulemi dhe flasim dhe marrim përsipër të kthejmë gjërat në nisma ligjore i kthejmë, ato që keni thënë. S’ka asnjë problem patjetër. Unë e besoj çdo gjë që thotë Luli. Kur të heqin vizën partnerët më të mëdhenj të vendit e ke hequr mundësinë të kesh turp. “, u shpreh Basha.

 

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll