Politike

Basha: S’ndalemi, nesër Maduro i Ballkanit do marrë përgjigje

12 Maj 2019, 11:07 Nga DOSJA
Basha: S’ndalemi, nesër Maduro i Ballkanit do marrë

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në protestën e sotme të opozitës para Drejtorisë së Policisë. Ai është shprehur se në protestën e nesërme të opozitës së bashkuar Edi Rama do të marrë përgjigjen e shqiptarëve pasi sipas tij do të largohet nga qeveria.

“Vetëm pak orë më parë junta kriminale e Ramës e shndërroi Tiranën në një betejë. Qytetarët u bashkuan në protestën më të madhe për demokraci,  për liri dhe për gjithçka që vendi të bëhet Europë. Pak orë më parë shtëpitë e banesave të Tiranës u mbushën me gaz helmues dhe gaz-lotsjellës. Ky ishte  nja akt kriminal.

E kanë të kotë se shqiptarët nuk ndalen, opozita nuk ndalet. Javë pas jave është asgjësuar çdo institucion. Nga parlamenti i Krimit, ka dalë një qeveri e krimit, kjo qeveri iu ka vënë shkelmin në fyt qytetarëve. Maduro i Ballkanit do të marrë përgjigje nesër nga shqiptarët. “, u shpreh Basha.

Ai theksoi në fjalën e tij se Sandër Lleshaj është zagar i Ramës, që merr urdhra nga ky i fundit dhe dhunojnë qytetarët.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha protesta pd basha protesta pd

Sondazh

Poll