Politike

Protesta, Lleshaj: U rrezikua jeta e efektivëve, do dalin para drejtësisë autorët

12 Maj 2019, 11:51 Nga DOSJA
Protesta, Lleshaj: U rrezikua jeta e efektivëve, do dalin para

Tiranë- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur për protestën e djeshme se është rrezikuar jeta e efektivëve të policisë.

“Dje u rrezikua seriozisht jeta e punonjësve. Dhjetëra punonjës përfunduan në spital për shkak të plagëve të marra. Policia me profesionalizmin punoi edhe dje dhe meritojnë respektin e çdo shqiptari. U rrezikua rëndë jeta e efektivëve të policisë. “, u shpreh Sandër Lleshaj.

Ai theksoi në fjalën e tij me protesta të dhunshme opozita nuk do të bllokojnë dot reformën në drejtësi dhe hapjen negociatave. Sipas tij dhunuesit do të marrin përgjigjen e duhur nga autoritet.

Për protestën e djeshme Policia e Shtetit njoftoi se janë arrestuar 50 persona, 83 janë proceduar penalisht dhe janë plagosur 16 efektivë policie.  Po kështu janë  nën hetim  edhe Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ministria e brendshme sander lleshaj ministria e brendshme sander lleshaj

Sondazh

Poll