Politike

Protesta e opozitës, Rama: Njëzëri na kërkojnë t’i ndëshkojmë, por s’do ta bëjmë ne, do përballen me ligjin

12 Maj 2019, 12:35 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Rama: Njëzëri na kërkojnë

TIRANË- Kryeministri Edi rama ka deklaruar se nuk i takon qeverisë t’i ndëshkojë protestuesit e opozitës, megjithëse njerëzit e kërkojnë me forcë.

Njerëz që na thonë pse nuk veproni me forcë, pse nuk I fusni në burg, etj. Po jua them edhe një herë, ne nuk jemi ata, që merrnin jetë njerëzish të pafajshë. Ata dje janë të fajshëm, por natyrisht ndërshkimin e jep drejtësia jo qeveria. Dhe, natyrisht një drejtësi që është në transformim e sipër, që gjykatat e dinë që koha e tyre ka mbaruar, liron nga burgu kriminelë, në këmbim të parasë apo ulin vite burgu për vrasës, që do të thotë është një proces jo I lehtë. Një proces që asnjë mangësi nuk mund të zëvendësohet duke ushtruar qeveria forcë të paligjshme. Ajo që kërkojnë me të drejtë njerëzit, ndëshkimin e këtyre që u thotë mendja se mund të marrin peng apo të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë, për shkak të ankthit të tyre në raport me drejtësinë dhe kur them tyre, kam parasysh kokat, nuk do bëhet nga qeveria” tha Rama. 

Ai e akuzoi opozitën se po ndjek strategjinë që dëmton vendin:

“Mendojnë se duke bllokuar integrimin europian të Shqipërisë do të fitojnë. Jo vetëm që nuk do të fitojnë por do të humbasin shumë nga mbështetja e pakicës që për arsyet e veta u kanë ikur. Nuk goditet qeveria as nga 7 orë as nga 700 apo 7 mijë orë kapsolla, por goditet, përveç policisë së shtetit, Shqipëria”, u shpreh Rama gjatë deklaratës për mediet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne proteste edi rama protesta e opozites 11 maj 2019 dhuna ne proteste edi rama protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll