Politike

Sulmi ndaj shtëpisë së Borchardt, Cakaj: Një akt i papranueshëm kriminal

12 Maj 2019, 10:57 Nga DOSJA
Sulmi ndaj shtëpisë së Borchardt, Cakaj: Një akt i

Tiranë-  Minsitri i Jashtëm Gent Cakaj është shprehur se sulmi i mbrëmshëm ndaj shtëpisë të Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, përbën një tjetër akt të papranueshëm kriminal. Në reagimin e tij ai ka theksuar se veprimi është kryer në urdhra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij. 

Një ditë më parë në pallatin ku banon kreut i OSBE-së, në muret e këaj banese ishte shkruar: “Borchard turp të të vijë’”.

Mjaft është mjaft!

Sulmi i mbrëmshëm ndaj shtëpisë të Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri,
Bernd Borchardt, pas deklaratës publike të OSBE kundër dhunës kriminale në protestën e djeshme,  përbën një tjetër akt të papranueshëm kriminal. Veprimi është kryer në urdhëra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij,  si hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë!

Ambasadori Borchardt vazhdimisht ka kryer punën e tij me profesionalizëm të plotë në kuadër të Misionit të OSBE-së dhe faji i tij i vetëm është thirrja fisnike për frenim nga dhuna dhe distancim nga veprimtaria e dhunshme. Sulmi ndaj tij është sulm ndaj themeleve të kulturës demokratike, imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe përpjekje e drejtëpërdrejtë për ta cenuar besueshmërinë e Shqipërisë, për kryesimin e OSBE-së 2020. Kjo nuk është thjeshtë Shqipëria që duam: kjo nuk është kurrësesi as Shqipëria e tanishme. Kjo është Shqipëria e një grupi rrugëhumburish politik dhe
huliganë kriminalë si ata që kryejnë akte dhune dhe që kanë dhunuar edhe banesën e ambasadorit.

Për më shumë, kultura e linçimit masiv, diskreditimit tendencioz profesional dhe cenimit personal është krim në vetvete. Ndaj, secili person me përgjegjësi minimale shoqërore duhet menjëherë të distancohet nga sulmi kriminal ndaj Ambasadorit Borchardt dhe të
dënojë veprimtarinë e dhunshme kundër Shqipërisë në përgjithësi.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd borchardt gent cakaj parulla ndaj borchardt bernd borchardt gent cakaj parulla ndaj borchardt

Sondazh

Poll