Politike

Rama flet për goditjen e Sahit Dollapit: Kishte një arsye që iku me vrap

12 Maj 2019, 12:18 Nga DOSJA
Rama flet për goditjen e Sahit Dollapit: Kishte një arsye që iku

Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka folur për  goditjen e Sahit Dollapit ditën e djeshme në protestën e opozitës. Ai është shprehur se Sahit Dollapi kishte një arsye që iu me vrap.

“Histeria me të cilën opozita dhe dhe disa media e trajtuan incidentin me një nga zyrtarët e PD-së, është për tu habitur. Në 2011 kur nuk u qëllua me asnjë grimcë guri, policia jo vetëm që urdhëroi të qëllohej me armë mbi protestuesit e paarmatosur, u rrahën 111 protestues dhe gazetarë edhe në katet e larta të pallateve, pa asnjë lidhje. Një person që asokohe ishte një nga pronarët e një televizioni ka shkuar jashtë shtetit për tu mjekuar me brinjë të thyera dhe shpatull të nxjerrë.

Ai i iku policisë me vrap. Ka një arsye që i ikën policisë me vrap. Në vende me demokraci shumë më të konsoliduar se e jona do ta kishte pësuar shumë keq. Mos harroni se të veprosh në ato kushte, të jesh në presionin shtazarak, nuk janë kushtet optimale për të pasur kthjelltësi dhe qartësi në çdo moment, ama turp më të madh, hipokrizi më të madhe se ta kthesh në një histeri për të provuar se në 7 orë ishte policia shkaktarja e asaj që pamë, nuk ka. kush nuk ka gjë, s’ka pse të ikë me vrap”, tha Rama.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ndaj sahit dollapit edi rama protesta e opozites 11 maj dhuna ndaj sahit dollapit edi rama protesta e opozites 11 maj

Sondazh

Poll