Politike

Rama sulmon Kryemadhin dhe Bashën: Hallin e kanë gjetkë, s’kanë asnjë shans të na rrëzojnë

12 Maj 2019, 12:31 Nga DOSJA
Rama sulmon Kryemadhin dhe Bashën: Hallin e kanë gjetkë,

Tiranë- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Basha dhe Kryemadhi nuk e prishi natën gjumin dhe sipas tij hallin e ka gjetkë. Sipas tij duan të prishin procesin zgjedhor dhe të bëjnë qamet.

“Kush fitoi dje nga pamjet  e shqiptarëve në ato 7 orë? Kush fitoi? Humbi çdokush nga ata që erdhi në protestë. Janë njerëz që nën jetën e tyre jetojnë në mënyrë rrugë-dalë. Krerët e tyre i kanë punët në rregull. Ata e kanë rregulluar jetën. Askush nga ata të verbuar nga dëshpërimi prej humbsash, tërheqin pas tyre njerëzit që kanë 1 mijë e një të drejta. Shkojnë me pushime jashtë shtetit. U goditën ata që shkojnë çdo ditë të hapin derën e dyqanit të serës, ata të tjetër flenë, nuk e prishin gjumin. Nuk ka shans teorik që të rrëzosh një qeveri legjitime, kur ti ke qenë pjesë e qeverisë me këto forma. Dua të prishin procesion zgjedhor dhe do o pushtet o këtu do bëhet qamet. Nuk do ja dalin. Në protestë janë gjithmonë e më pak. “, u shpreh Rama.

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama proteta e opozitës 11 maj edi rama proteta e opozitës 11 maj

Sondazh

Poll