Politike

Rama 2 orë me gazetarët: Admiroj punën e Policisë, gabuan vetëm me Dollapin. Basha të vijë për dialog

12 Maj 2019, 12:09 Nga DOSJA
Rama 2 orë me gazetarët: Admiroj punën e Policisë, gabuan

TIRANË- Kryeministri Edi Rama për gati dy orë ishte në një takim me gazetarët, ku foli për protestën e djeshme të opozitës. Rama konferencën e paralajmëroi që në mëngjes, ku shkruante se mezi po priste që të sqaronte situatën në të cilën ndodhej vendi. E nisi fjalën e tij me 21 janar, po ashtu dhe e mbylli. Në të gjitha krahasimet që bëri me opozitën sot dhe më kohën kur ishte vetë në opozitë, Rama tha se nuk janë të njëjtë. Të ndryshme për Ramën, janë qeveria e asaj kohe, me qeverinë sot.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë përshëndeti forcat e Policisë dhe tha se ata treguan që profesionalizëm të lartë, duke kërkuar nga të gjithë që të kishin respekt për uniformat blu. Të vetmen kritikë që kishte për punonjësit e policisë, ishte sjellja me Sekretarin Organziativ të PD, Sahit Dollapin, ku shtoi se efektivët tejkaluan masën. Por dhe për ketë sërish tha se ishin të justifikuar, pasi sipas tij ata ishin sulmuar për më shumë se  7 orë nga protestuesit. Por duke qëndruar tek Dollapi, Rama kishte një kritikë për mediat, pasi tha se i kishin kushtuar më shumë kohë dhunimit të tij, sesa dhunimit të banesës së ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Bochard.

Numri një i qeverisë dhe pse e quajti një tejkalim të kompetencave dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të PD, sërish u shpreh se qytetarët kërkojnë një reagim shumë të ashpër nga uniformat blu kundër protestuesve. Por këtë ai tha se qytetarët nuk do ta shohin kurrë, pasi ai ndryshon nga paraardhësit. Një përgjigje kishte dhe për Bashën e Kryemadhin, për të cilët tha se nuk e prishin gjumin e natës dhe sipas tij hallin e kanë gjetkë por s’kanë asnjë shans të rrëzojnë qeverinë. Një shtrirje dore kishte dhe për kreun e opozitës, të cilin e ftoi për dialog që të flisnin hapur me njëri-tjetrin, pasi sipas tij Basha nuk do as karrige, duke nënkuptuar pushtetin. (Lexo këtu)

Por dialogu i tij me Bashën nuk mund të kalojë nga Meta, pasi për të Presidenti është në hall në këto kohë protestash. Këto protesta Rama i quajti dhe si një tentativë për rrëzimin e kushtetutës, duke thënë se nëse do ishte ai që do bënte të njëjtën gjë, ai mund të ishte në botën tjetër. Por takimi me gazetarët shërbeu dhe për të sqaruar takimin që shefi i qeverisë kishte me Arta Markun dhe Helidon Bendon, por dhe për hetimet e prokurorisë për dosjen 184 në Dibër. Takimi i Ramës me gazetarët u zhvillua sot në mesditë në ambientet e Kryeministrisë në Sallën e Hartave, ku Kryeminsitri sqaroi pozicionin e tij në lidhje me protestat e opozitës.

(A.B. A. M. J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 11 maj 2019 rama me gazetaret said dollapi edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 11 maj 2019 rama me gazetaret said dollapi

Sondazh

Poll