Politike

Deputeti i Bindjes, Andi Përmeti: Sot jam me Sahit Dollapin, shteti ka rënë

12 Maj 2019, 11:54 Nga DOSJA
Deputeti i Bindjes, Andi Përmeti: Sot jam me Sahit Dollapin, shteti ka

Tiranë-Deputeti i Bindja Demokratike, Andi Përmeti ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj Sahit Dollapit në protestën e djeshme të opozitës. Ai është shprehur se është me të dhunuarin Sahit Dollapin por ka theksuar se është kundër çdo akti të kryer nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi në protestën e djeshme.

“Por jam haptazi kundër dhunës së turpshme që policia e shtetit ushtroi ndaj Sahit Dollapit.Pamjet ku një politikan i lartë i një partie goditet dhunshëm nga policia e shtetit duhet te na japë alarmin qe ky shtet ka rënë dhe reagimi i popullit duhet të jete më i fortë se kurrë.”, shprehet Andi Përmeti. 

Sekretari Organizativ i PD-së Sahit Dollapi është lënë i lirë pas arrestimit në protestën e djeshme të opozitës.  Mësohet se forcat e policisë janë larguar nga spitali i Traumës,  rreth orës 02:00 të ditës së sotme, aty ku Dollapi po merr mjekim pas dhunimit nga policia. Ai u dhunua barbarisht dje nga policia  në protestën e opozitës.

Reagimi i plotë:

Une sot jam me Sait Dollapin. Jam kundra cdo akti te kryer nga cifti Basha-Kryemadhi dhe cdo akti tjeter qe ka per qellim krijimin e nje konflikti civil, vetem e vetem qe Basha te marr pushtetin qe smerr dot me vote ne tavoline.

Por jam haptazi kunder dhunes se turpshme qe policia e shtetit ushtroi ndaj Sait Dollapit.
Pamjet ku nje politikan i larte i nje partie goditet dhunshem nga policia e shtetit duhet te na jape alarmin qe ky shtet ka rene dhe reagimi i popullit duhet te jete me i forte se kurre. Sigurisht jo duke marr armet dhe duke qelluar mbi komshinjte me 30 qershor por duke i dhene nje ndeshkim shembullor me vote Rames dhe klikes se tij ne pushtet.

30 qershori do jete fillimi i nje rrugetimi te ri.
Sherim te shpejt Sait Dollapi.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti dhunimi i sahit dollapit protesta e opozites 11 maj 2019 andi përmeti dhunimi i sahit dollapit protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll