Politike

Rama s’humbet kohë, PS hap nesër fushatën tek Sheshi Skënderbej, miting në orën 18:00

24 Mars 2021, 11:57 Nga DOSJA
Rama s’humbet kohë, PS hap nesër fushatën tek Sheshi

TIRANË– Partia Socialiste do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale ditën e nesërme në orën 18:00. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se socialistët do të mblidhen për të “ndezur motorët” në sheshin “Skenderbej”. 

Ndërkohë që socialistët do të shënojnë mitingun e parë, vendi ende përballet me pandeminë e koronavirusit. Edhe pse dje rastet e reja shënuan ulje me 303 të infektuar, viktimat ishin plot 11 pacientë.

Po ashtu nesër hyn në fuqi urdhri i Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët lejojnë grumbullimet, duke hequr kufizimin e mbledhjeve deri në 10 persona. Po ashtu nesër, skandon edhe afati për masat e tjera të vendosura nga qeveria, ndërsa pritet që të ketë shtyrje edhe të orës policore.

Pas më shumë se katër javësh me “mbyllje” në orën 20:00, vendi shënoi uljen e rasteve të infektuara, megjithatë ekspertët janë shprehur publikisht se ka ende nevojë për kujdes. Por mesa duket zgjedhjet po vijnë dhe koronavirusi duhet të largohet…fushata nis nesër.

LAJMI KRYESOR: Nesër zyrtarisht në fushatë! PS e PD miting në shesh, KQZ i drejton shkresë institucioneve: Respektoni Kodin Zgjedhor! (Masat e reja anti-COVID)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll