Politike

Kryeministri mbledh fëmijët në Kamëz: Shkruani në mure ‘Rama ik’. Ua! Jo, jo për Bashën! Si pëlqen ndërhyrja e Raki

24 Mars 2021, 11:49 Nga DOSJA
Kryeministri mbledh fëmijët në Kamëz: Shkruani në mure

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rikonstruksionin e shkollës në Kamzë, ku edhe takoi nxënësit. Në një moment, Rama është ndalur për t’i takuar duke shkëmbyer batuta me ta, ndërsa është bezdisur sa herë në bisedën e tyre ka ndërhyrë kryebashkiaku Rakip Suli. Një prej fëmijëve e ka falenderuar për shkollën, fjalë që preku kreun e qeverisë.

PJESË NGA BISEDA: 


Rama: E keni dëgju ata Rama ik?
Rakip Suli: Jo!
Fëmijët: Jo
Rama: Bëjeni pak, Rama ik, Rama ik! Ta bëjmë bashkë…
Fëmijët: Luli ik…
Rama: Jo, jo, jo.
Fëmijët: Faleminderit për shkollën
Rama: Oooo! Jo more çfarë faleminderit, është nderi im. Ju duhet të shkoni në shkolla njësoj si në Europë. Është nderi im për të gjithë ju.
Rakip Suli: Prandaj donin të të takonin, për të të falenderuar.
Rama: Ja përkthimi! Më përkthen këta ti mua? I njeh këta ti? Jemi një iPhone dhe shiko sa mbrapa je. Po më përkthen këta ti mua. Po shoqet këtu i keni? Pse keq more ça të thashë? Të shkoi mendja për keq? Po mësim keni tani?
Fëmijët: E kemi mbaruar tani…
Elisa Spiropali: E kanë me turne këta.
Rama: E patë sa e bukur është shkolla. E madhe e mirë. Mbajeni mirë, pa zhgarravina, shkruani vetëm Rama ik.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kamze edi rama edi rama ne kamze

Sondazh

Poll