Politike

Hera e 4-të! Kryeministri Edi Rama vizitë te familja e Klodian Rashës

24 Mars 2021, 11:09 Nga DOSJA
Hera e 4-të! Kryeministri Edi Rama vizitë te familja e Klodian

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në familjen e Klodian Rashës. Kjo është hera e katërt që kryeministri po viziton familjen e 25-vjeçarit i cili u qëllua nga Navaldo Hadëraj.

Ende nuk dihet se cila ka qënë arsyeja e vizitës së Ramës në familjen e Rashës. Nuk dihet nëse Rama do të prononcohet për gazetarët për këtë takim.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, teksa po kthehej në shtëpi. Efektivi që e qëlloi për vdekje dëshmoi në Prokurori se kishte dyshuar se i riu kishte armë me vete dhe prandaj kishte shtënë. Ndërsa dëshmia e tij është hedhur poshtë nga familjarët të cilët pretendojnë se i riu nuk kishte në pronësi asnjë armë zjarri. Për vrasjen dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërkohë që në vendi shpërthyeu në revolta.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama klodian rasha edi rama klodian rasha

Sondazh

Poll