Politike

Ditmir Bushati feston ditëlindjen e tij, mesazhi ‘i koduar’ për Ramën në tortë: Si surprizë një tren u ndal në staci

24 Mars 2021, 10:58 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë socialiste, Ditmir Bushati, feston ditën e sotme ditëlindjen e tij. Ai ka ndarë në ‘instastory’ një foto teksa shihet me tortën e tij të ditëlindjes e cila është në formën e një treni.

“Për ditëlindje, si surprizë një tren u ndal në stacionin tim #bestteamever”, shkruan Ditmir Bushati në mbishkrimin e fotos.

Kjo foto vjen dhe si mesazh ndaj kryeministrit Rama, i cili në një bisedë me Bushatin i ka thënë se ka zbritur nga treni. Gjatë debateve në Kryesinë e PS-së, Edi Rama iu drejtua Bushatit me fjalët: “Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë”.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ditmir bushati ditmir bushati

Sondazh

Poll