Politike

PS ankimoi vendimin për listën e PD-së me 222 kandidatë, pritet shqyrtimi nga Kolegji Zgjedhor

24 Mars 2021, 10:29 Nga DOSJA
PS ankimoi vendimin për listën e PD-së me 222 kandidatë,

TIRANË– Kolegji Zgjedhor pritet që të shqyrtojë ankimimin e Partisë Socialiste për listën e Partisë Demokratike. Mbrëmjen e sotme përfaqësuesi ligjor i socialistëve në KQZ, Eridian Salianji, do të çojë ankimim në Kolegjin Zgjedhor.

Ditën e djeshme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve miratoi listën e PD-së me 222 kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit.

KAS shfuqizoi aktin e KQZ-së dhe vendosi që emrat e paraqitur nga kreu i PD-së të rikthehen në garë, duke e çuar selinë blu në zgjedhje me 222 kandidatë. Këtë vendim, Partia Demokratike e cilësoi fitoren e parë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike partia demokratike partia socialiste zgjedhjet 25 prill 2021 partia demokratike partia socialiste zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll