Politike

Nesër zyrtarisht në fushatë! PS e PD miting në shesh, KQZ i drejton shkresë institucioneve: Respektoni Kodin Zgjedhor! (Mas

24 Mars 2021, 11:52 Nga DOSJA
Nesër zyrtarisht në fushatë! PS e PD miting në shesh, KQZ i

TIRANË– Nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore! Deri më 25 prill, partitë politikë do të shfrytëzojnë çdo ditë për  të fituar votëbesimin e qytetarëve për të marrë “timonin” e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

E para që do të çelë fushatën është Partia Demokratike. Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë ekipin e tij në orën 17:00, në sheshin ‘Nënë Tereza’. Megjithatë nuk dihet nëse aleatëve të PD-AN, do t’u bashkohen edhe kandidatët për deputetë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Vetëm një orë më pas, Partia Socialiste do të mblidhet për të “ndezur motorët” në sheshin “Skenderbej”. Deri më tani, të dyja palët janë treguar diskretë lidhur me mënyrën e organizimin dhe axhendën e tyre. 

Po ashtu, në vigjilje të nisjes së fushatës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë Kryeministrit, Bashkive, Ministrive dhe subjekteve politike për vetëpërmbajtje dhe respektim të Kodit Zgjedhor. 

Sot, do të mblidhet edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët do të publikojnë edhe masat e reja shtrënguese ndaj pandemisë së koronavirusit. Gjykata Kushtetuesë, vetëm pak ditë më parë u dha ultimatum që pas datës 25 mars, kufizimi i grumbullimeve deri më 10 persona, të fshihet. Duke marrë parasysh edhe uljen e rasteve të infektimit që vendi ka shënuar gjatë ditëve të fundit, pritet edhe një lirim me orën policore. Por edhe pse numrat e të infektuarve janë ulur, shifrat e viktimave janë sërish me dhjetra në ditë, faktor që tregon se situata e koronavirusit në vend është ende e rëndë.

Një gjë është e sigurtë, kjo fushatë do të jetë ndryshe…

(k.m/a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kqz pd ps zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 kqz pd ps zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll